Projektim

STUDIM, PROJEKTIM DHE ZBATIM

Aktiviteti kryesor i shoqërisë është përqëndruar në fushën e studim-projektimit dhe zbatimit të ngritjes së objekteve minerare dhe metalurgjike, si dhe objekteve të ndryshme industriale.Kështu, IMMI sh.p.k. ka kryer studimin e plotë për mundësinë e ndërtimit të furrave të ferrokromit ne Burrel, për ngritjen e fabrikës së pasurimit të kromit në Kalimash, Uzina e prodhimit të Nikelit në Kukës etj.

Materiale

MATERIALE TË NDRYSHME

Kompresorë miniere, sonda gjeologjie, ventilatorë, arganella të llojeve të ndryshme, skrepera, dampera, martela, gjeneratorë, pompa uji, kompresorë, tavolina pasurimi mineralesh, copëtuesa dhe sita minerali, motorrë elektrikë, etj, për shumë subjekte minerare nga veriu deri në jug të Shqipërise.

Furnizim

FURNIZIM PËR MAKINERI DHE PAJISJE

tregton me shumicë lloje të ndryshme pjesë konsumi dhe materialesh, si veshje mulliri, sfera celiku për mullinj, nofulla copëtuesi, shina miniere, tuba dhe rakorderi të të gjitha llojeve (gizë, celiku me saldim e pa saldim, të galvanizuara, inoksi), bulloneri, valvola dhe saracineska të të gjitha llojeve, prokate dhe llamarinë celiku e shumë materiale të tjera.

Komisionim

KOMISIONIME DHE SHËRBIME TË TJERA