Reth Nesh

IMMI INTERNATIONAL MINING & METALLURGY INDUSTRY Shoqëri shqiptare e themeluar në vitin 2011. Aktiviteti I shoqërisë shtrihet në fushën e studimit, projektimit dhe zbatimit të ngritjes së objekteve minerare dhe metalurgjike, objekteve të ndryshme industriale dhe bujqësore, si dhe linja prodhimi dhe përpunimi.

STUDIM, PROJEKTIM DHE ZBATIM

Aktiviteti kryesor i shoqërisë është përqëndruar në fushën e studim-projektimit dhe zbatimit të ngritjes së objekteve minerare dhe metalurgjike, si dhe objekteve të ndryshme industriale.Kështu, IMMI sh.p.k. ka kryer studimin e plotë për mundësinë e ndërtimit të furrave të ferrokromit ne Burrel, për ngritjen e fabrikës së pasurimit të kromit në Kalimash, Uzina e prodhimit të Nikelit në Kukës etj.